Loading...

Sunday, December 05, 2021

Detaje nga autopsia: Në rastin e 18 vjeçares kemi të bëjmë me politraumë – thyerje të gjymtyrëve, dhunë që i shkaktoi vdekjen

Për 18 vjeçaren nga Ferizaj, M.O, së cilës dje iu dha lamtumira e fundit, ende nuk ka raport të autopsisë, përveç një çertifikate e cila i është dorëzuar familjes të së ndjerës, me t’ua dorëzuar trupin Mjekësia Ligjore.





Kështu ka bërë të ditur Nazlije Balaj, këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë, e cila zbuloi,se në atë çertifikatë përmendet qartë se në rastin e vrasjes së 18 vjeçares, ka të bëhet me politraumë.

”Nuk ka ende raport të autopsisë, por ka çertifikatë të autopsisë. Sepse raporti i autopsisë përmbyllet kur të mbyllen të gjitha analizat laboratorike”.





”Çertifikata e autopsisë, i lëshohet familjes, dhe në të është e shkruar qartë dhe saktë se në këtë rast kemi të bëjmë me Politraumë”.Sipas saj të gjithë ata që njohin shkencat e mjekësisë ligjore, e dinë se çka do të thotë politrauma.

Megjithatë pohon se kur të përfundohen edhe dy lloje tjerash analiza, atëherë përmbyllet raporti nga Mjekësia Ligjore apo ekspertët e mjëkësisë.Por se çka do të thotë saktësisht politrauma, ajo shpjegon:

”Është një rast shumë i rëndë. Ka të bëjë me thyerje të gjymtyrëve, shkurt shqip, një lloj dhune e përdorur që e ka shkaktuar edhe vdekjen e saj, mirëpo raporti i autopsisë do ta tregojë qartë dhe saktë, shkakun e vdekjes, kohën e vdekjes, mjetet të cilat janë përdorë për vdekje, ndërsa analizat laboratorike i dhanë të dhënat tjera të cilat janë të domosdoshme kur kryhet një autopsi dhe raport i cili i dërgohet prokurorisë për hetime të mëtutjeshme”, tha Balaj në Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *