Loading...

Thursday, January 13, 2022

Dialogu Kosovë-Serbi/ Vendimi i Amerikës përfundimtar!





Për vizitë në Kosovë ishin zëvendësndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Matthew A. Palmer dhe përfaqësuesi posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.Ata janë takuar me krerët e shteti të Kosovës, temë e cila ka qenë rifillimi i procesit të dialogut.Në takime krerët e partive opozitare në Kosovë, kanë kërkuar përfshirje më të madhe të SHBA-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Analisti politik, Adem Bytyçi ka thënë për “Bota sot” ka komentuar deklaratën e partive opozitare për roli e SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se sa i përket çështjes Kosovë-Serbi për njohje reciproke, është edhe më e ndërlikuar se sa e vlerëson pozita dhe opozita.

“Çështja e marrëveshjes Kosovë – Serbi, për njohje reciproke, është edhe më e ndërlikuar se sa e vlerëson pozita dhe opozita. Kërkesa e opozitës me rastin e vizitës në Kosovë të diplomatit Amerikan Palmer, që në rifillimin e negociatave Kosovë-Serbi, për arritjen e një marrëveshje, paqësore të merrte pjesë një përfaqësues amerikan, do të ishte me vend, sikur Serbia mos të kërkonte që në këto negociata të mos merrte pjesë një përfaqësues rus. Në qoftë se do të merrnin pjesë përfaqësuesit e Amerikës dhe Rusisë në negociatat Kosovë – Serbi, atëherë unë gjykoj se situata do të komplikohej edhe më shumë sa i përket një marrëveshje paqësore të drejtë për Kosovën.

Sipas tij, më mirë të vazhdojnë negociatat ashtu siç kanë rrjedh deri tani Kosovë-Serbi, dhe më në fund të vendos Amerika dhe BE-ja.

“Në një situatë hipotetike të tillë, bisedimet Kosovë- Serbi, do të kalonin në mes Amerikës dhe Rusisë, të cilat vështirë se do të mund të përfundonin me shpejtësi dhe me një marrëveshje të drejtë për Kosovën. Më mirë është të vazhdojnë negociatat ashtu siç kanë rrjedh deri tani Kosovë-Serbi, dhe më në fund të vendos Amerika dhe BE-ja, se çka do të përmbante marrëveshja përfundimtare paqësore Kosovë-Serbi, për pranimin apo refuzimin e të cilës marrëveshje do të deklaroheshin të dy shtetet Kosova dhe Serbia. Përndryshe sikur mos të ndërhynin SHBA dhe BE-ja, po të vazhdonin negociatat Kosovë-Serbi, me qindra vite nuk do të mund të arrinin një marrëveshje paqësore, e cila do t’i kënaqte pretendimet hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës”, përfundon Bytyçi për “Bota sot”.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *