Loading...

Saturday, January 22, 2022

Ditë të zeza po vijnë për gurthyesit në Kosovë?





A po vijnë ditë të zeza për gurthyesit? Kjo po paralajmërohet nga deputetët e Vetëvendosjes dhe anëtarët e Komisionit për Mjedis.

“Sot bashkë me disa nga anëtarët e Komisionit për Mjedis me kërkesë të banorëve kemi vizituar disa lokacione ku po vazhdon puna e gurthyesëve”, ka shkruar Fitore Pacolli në Facebook.

“1. Në Shalë të Lipjanit ku në afërsi ka lumin, lapidarin e një dëshmori të rënë gjatë luftës së fundit dhe sipas banorëve në një distancë prej 380- 400 metra ka vendbanime. Ne takuam banorët e zonës dhe dëgjuam ankesat e tyre.

2. Në fshatin Shkozë të Prizrenit vizituam zonat e gurthyesëve dhe seperacionet. Këtu banorët u ankuan për nivelin e lartë të ndotjes. Afër vendpunishteve ka vendbanime.

3. Në fshatin Ķërvaseri në Malishevë vizituam nga afër punimet në zonën ku po bëhet thërmimi dhe seperimi i gurit gëlqeror. Këtu takuam përfaqësuesin e fshatit i cili na tregoi për problemet e sidomos për ndikimin që mund të ketë tek rezervuari i ujit.”, ka shtuar mes tjerash ajo.
Postimi i plotë:

“>





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *