Loading...

Saturday, November 27, 2021

“Djem të mirë, por jo për këtë punë”, Përparim Rama komenton Vitinë, Ismailin e Haradinajn

Përparim Rama, kandidat i LDK’së për kryetar të Prishtinës ka folur rreth kundërkandidatëve të tij. Tre prej tyre, sipas Ramës kanë dy të përbashkëta, janë “djem të mirë” dhe “s’janë për këtë punë”(udhëheqjen e Prishtinës).

Rama është i bindur se do të zgjidhet kryetar i Prishtinës në raundin e parë të zgjedhjeve më 17 tetor.
“Unë s’kam kohë me u marrë me balotazh. Numrat na tregojnë që ne do të jemi fitues në këto zgjedhje”, tha ai në RTK.

Por si i sheh Rama kundërkandidatët, Arben Vitinë e VV’së, Uran Ismajlin e PDK’së e Daut Haradinajn e AAK’së.“Djem të mirë por jo për këtë punë”, u përgjigj shkurt ai.Rama deklaroi se nëse do të fitojë do të kthehet për të jetuar në Prishtinë bashkë me familjen.“Po patjetër, gjithsesi” , tha tutje Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *