Loading...

Sunday, December 05, 2021

Djukanovic për dialogun: Realisht Kosova është shtet i pavarur dhe zgjidhja duhet të përputhet me këtë





Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic, në një intervistë tha se nuk është optimist se dialogu mes Kosovës e Serbisë me ndërmjetësimin e BE’së do të sjellë një marrëveshje përfundimtare por megjithatë shpreson se po. Presidenti malazez shtoi se një zgjidhje e qëndrueshme në Kosovë është një nevojë e madhe për stabilitetin e rajonit.Në intervistën për gazetën serbe Danas foli për shumë çështje brenda shtetit ku është president por edhe për dialogun mes fqinjëve të Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë.





“Nuk mund të them se jam optimist, por gjithsesi përshëndes përpjekjet e gjithë aktorëve në atë proces. Shpresoj se vizita e përbashkët Lajcak dhe Palmer në Beeograd e Prishtinë do të jep një shtysë dialogut. Më e rëndësishmja është që deri tek zgjidhja të arrihet duke respektuar realitetin. E realiteti është që Kosova është shtet i pavarur, e që në veri të atij shteti jeton një komunitet serb. Dhe se është iluzion ajo që mund të kërkohet kompensim për Kosovën diku tjetër”.





Djukanovic shtoi se për çështjen në Kosovë duhet arritur zgjidhje e qëndrueshme pasi mbetet një kërcënim i heshtur në rajon.“Shpresoj se do të mbizotëroj arsyeja si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë, e që Beogradi dhe Prishtina, me bashkëpunimin e të gjitha subjekteve të tjera ndërkombëtare të ndihmojnë që sa më parë të arrihet tek një zgjidhje e qëndrueshme që të eliminohej ky kërcënim i heshtur për rajonin”.Djukanovic u pyet edhe rreth komenteve që i ka bërë rishtas se politika e Serbisë tani ngjason me atë të politikës në të nëntëdhjetat.





“E njëjta retorikë po përdoret, vetëm se aktorët janë të tjerë. Dikush para ca kohe në Serbi ka bërë një vërejtje të mirë se liderët serbë në Mal të Zi Gori Mandic dhe Knezevic në shumëçka i ngjajnë në liderët e pavarur serbë nga Kroacia Babic dhe Martic në fillim të nëntëdhjetave, me konstatimin e saktë se lajthitja fatale e politikanëve dhe intelektualëve serbë jashtë Serbisë është se mendojnë se Beogradi gjithmonë punon për interesin e tyre” tha Djukanovic.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *