Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Doarsa Kica-Xhelili prapë me një goditje ndaj RTK-së





Doarsa Kica Xhelili kryetarja e Komisionit për Administratë Publike ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm. Në një dokument që ajo ka publikuar në Facebook, ka kërkuar monitorim gjatë emërimit të anëtarëve të rinj, nëse bëhet shkarkimi i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.





“Transparenca dhe meritokracia në proceset e emërimit të anëtarëve të ri është e domosdoshme. Vlerësoj se këto procese duhet të jenë edhe më transparente se kaq, e të shkohet me intervista që transmetohen drejtpërdrejtë, ashtu
që çdo i interesuar në mbarëvajtjen e procesit t’i ketë informatat e dorës së parë lidhur me të”, ka shkruar Kica.





Sipas saj, në mbledhjen e kaluar të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, propozova që të gjitha organet/institucionet/agjencitë që bien në domenin e monitorimit pranë këtij Komisioni, të futen në listën që mbikqyret nga MoU e nënshkruar në mes të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në njërën anë, dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut në anën tjetër.





Meqenëse ky propozim morri miratimin e Komisionit, sot dorëzova zyrtarisht kërkesën në Kryesinë e Kuvendit.Transparenca dhe meritokracia në proceset e emërimit të anëtarëve të ri është e domosdoshme. Vlerësoj se këto procese duhet të jenë edhe më transparente se kaq, e të shkohet me intervista që transmetohen drejtpërdrejtë, ashtu që çdo i interesuar në mbarëvajtjen e procesit t’i ketë informatat e dorës së parë lidhur me të.





Megjithëse e kuptoj hezitimin eventual të një ekspozimi të tillë të kandidatëve, është jetike të kuptojme se kjo i ndihmon vet kandidatëve që t’i besojnë transparencës së procesit të emërimit. Për më tepër, shërbimi publik që kandidatët fitues e bëjnë është i një rëndësie që tejkalon çdo hezitim momental.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *