Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Dritan Abazoviq: Serbia ta njoh Kosovën, BE-ja t`i liberalizojë vizat





Është njëri prej politikanëve më të përfolur në Ballkan.

Dritan Abazoviq njihet për qëndrimet e tij të drejtpërdrejta.

I prerë, zëvendëskryeministri i Malit të Zi, është kur flet edhe për epilogun përfundimtar të dialogut Kosovë – Serbi.

“Ju e dini se Mali i Zi e ka pranu Pavarësinë, Serbia nuk e ka bë. Duhet me gjetë një modalitet, me i pasë të dyja palët të kënaqura, që të dalin nga kjo status quo. Nuk shoh mënyrë tjetër, pos në pranimin e njohjes së të dy shteteve. Normalisht se duhet ta njoh”, deklaroi Abazoviq.

Politikani 35 vjeçar inkurajon si Kosovën ashtu edhe Serbinë që ta vazhdojnë dialogun me njëra-tjetrën.

Procesin mes tyre, thotë se Mali i Zi, e mbështet.

“E përkrah dialogun. Nuk ka kurrfarë zëvendësimi. Mendoj se çdo politikan që është i përgjegjshëm na duhet me shumë përgjegjësi. Duhet më përkrah dialogun. Shpresoj se ka me tregu më tepër rezultat sa më herët”, u shpreh Abazoviq.





Krahas dialogut, Abazoviq foli edhe për një proces tjetër që lidhet me Kosovën.

Mosliberalizimin e vizave për kosovarët ai e cilësoi diskriminim nga ana e BE-së.

Andaj kërkoi reagimin e unionit.

“Mendoj se BE nuk ka tregu sensibilitet. Na kemi qenë në Vjenë në një samit të liderëve, të shteteve të Ballkanit, të gjitha palët janë dakorduar edhe për çështjen e liberalizimit, edhe për çështjen e Maqedonisë Veriut duhet me tregu më tepër sensibilitet prej Brukselit. Këto dy shtete nuk duhet me qenë të bllokuara e as të dënuara”, theksoi ai.

Mali i Zi është një ndër vendet që e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *