Loading...

Thursday, December 09, 2021

E pa nipin një herë në 50 vjet, shpërthejnë shakatë me zëvendësin e Kurtit





Albulena Haxhiu bëri të ditur se Besnik Bislimi i ka treguar se në 50 vjetët e fundit ndoshta e ka takuar një herë nipin, i cili ka marrë detyrë nga Qeveria. Kaq ka mjaftuar që të nisin shakatë e “meme”-s me zëvendëskryeministrin Bislimi.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mbrëmë gjatë një interviste ka thënë se e ka pyetur zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin se çfarë marrëdhënie familjare ka ai me Gëzim Tosuni, i cili pritet ta monitorojë punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Pas tentimshpjegimit të ministres Haxhiu kanë filluar shakatë e shumta, duke u bërë deklarata e saj virale në rrjete sociale.





Gazetari, Parim Olluri, e ka cilësuar si ’emocionuese’ këtë takim pas 50 viteve të dajës me nipin, duke thënë se nipi shpërthen në vaj nga bujaria e dajës, pasi e punëson në një bord të rëndësishëm shtetëror.

Ndërsa, gazetari Shkumbin Kajtazi, ka krahasuar deklaratën e Willaim Walker, i cili para pak ditësh ka thënë se që dy vite nuk ka folur me Albin Kurtin, me atë të Besnik Bislimit për nipin e tij.





Një qytetar ka postuar videon e një personi i cili ka ardhur në vendlindje pas disa vitesh, e këtë ngjarje emocionuese ai e ka krahasuar atë të zëvendësministrit me nipin.

Një qytetar ka shkruar se as ai nuk e ka parë dajën që 50 vite e që shpreson të hyj edhe ai në ndonjë bord.

Përveç shakave, ka pasur edhe kritika rreth kësaj çështjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *