Loading...

Sunday, November 28, 2021

E pa parë: Kinezët “pushtojnë” qendrën tregtare për të blerë një iPhone 13

Pushtimi i bibliotekës, jo. Radhë për bukë, jo! Pritje për fotografi me yllin e kinematografisë kineze apo ndonjë këngëtar, hiq se hiq. Është shfaqur iPhone i ri, e kjo bëri që mijëra kinezë me një fjalë të pushtojnë një qendër tregtare në verilindje të Kinës – provincën Shansi.





Mediat kineze kanë publikuar videon ku shihen mijëra kinezë, të cilët në orët e para të mëngjesit prisnin me padurim para një qendre tregtare, e cila nga çasti në çast pritej të hapte dyert dhe ata të futen deri te dyqani i telefonave – me qëllim që t’i blejnë vetes iPhone e ri 13.





Mijëra prej tyre ia mësynë shkallëve elektrike që çonin drejt dyqanit të telefonave – duke dashur ta qerasin veten me një telefon të ri nga gjiganti amerikan Apple.

Siç raportojnë mediat kineze, shumë prej tyre janë kthyer të nesërmen që të blejnë telefona tjerë për më të dashurit e tyre.Ndryshe Kina vitin e kaluar pati njoftuar se varfëria është rritur dukshëm, dhe se çdo herë e më shumë kinezët futeshin në klasën e mesme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *