Loading...

Sunday, December 05, 2021

Ekskluzive: Kërcënohet Prindon Sadriu





Bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, pas formimit të qeverisë së Albin Kurtit dhe shkarkimit të ambasadorëve politikë me dekret të presidentes, është duke udhëhequr me Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Por kjo pozitë që e ka Sadriu siç duket nuk po u pëlqen të gjithëve. Sadriu së fundmi është kanosur nga një koleg i tiji derisa ishte në vendin e punës, raporton Indeksonline.





Burri i Presidentes Osmani gjatë së martës derisa ishte duke punuar në zyrën e tij në ambasadën e lartëcekur, në zyrë i futet njëri nga kolegët i cili së fundmi me dekret të presidents Osmani është liruar nga detyra, mëson Indeksonline.Tutje sipas burimeve të Indeksonline, kolegu i shkarkuar kërkon sqarime nga burri i presidents Osmani rreth arsyes së shkarkimit të tij.





Sipas burimeve të Indeksonline, gjatë bisedës i dyshuari kishte kanosur ankuesin (Prindon Sadriun) duke i thënë se nuk është i interesuar nëse dy familjet të jenë në konflikt ose në gjak mes vete duke thënë se dikush për këtë çështje do të jipte përgjegjësi.Pas kësaj bisede, në orët e pasditës së datës 9 qershor, Prindon Sadriu e raporton rastin në policinë e Kosovës.





Vepra është duke u cilësuar si “Kanosje”.
Kujtojmë që Prindon Sadriu është diplomat i karrierës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ai në pozitën e zëvendës-shefit të misionit të Kosovës në Maqedoni ishte emëruar në korrik të vitit 2019, i cili mbanë gradën e ministrit në shërbimin diplomatik të Kosovës.Muajin e kaluar, me anë të dekreteve Osmani ka shkarkuar 12 ambasadorë të Kosovës nëpër botë me arsyetimin se janë të emëruar politikisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *