Loading...

Saturday, January 29, 2022

Eksluzive: A u shit një termin për vizë 500 euro? Flet ambasada gjermane





A u shit një termin për vizë 500 euro? Nga ambasada gjermane flasin për Express,Disa qytetarë thonë se për të siguruar një termin për vizë gjermane, po u kërkohen nga 500 euro nga njerëz jashtë ambasadës. Zyrtarisht, terminet për viza gjermane janë falas. Lidhur me këto pretendime, ka folur për Express, Ambasada Gjermane në Prishtinë.





Sistemi i caktimit të termineve për viza pune në Ambasadën Gjermane nuk ka qenë i qasshëm mëngjesin e djeshëm. Por, sipas qytetarëve që kanë provuar t’i bëjnë terminet për viza, gjatë kohës së mosfunksionimit të sistemit, atyre u është ofruar një mundësi tjetër për ta bërë një termin. Persona të caktuar u kanë kërkuar deri në 500 euro kesh për ofrimin e terminit, sipas raportimeve në media.

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka riktheksuar se caktimi i termineve është falas dhe nuk kanë ndonjë informacion ose rast konkret, për pretendimet e qytetarëve se në këmbim të 500 eurove u është ofruar sigurimi i një termini.





“Përkitazi me pagesat për temine: Deri tani askush nuk iu është drejtuar ambasadës lidhur me ndonjë rast konkret. Në rast të informatave konkrete, ne i shqyrtojmë të gjitha akuzat; mirëpo pa të dhëna/informata konkrete kjo fatkeqsisht nuk është e mundur. Në rast se ekzistojnë të dhënat konkrete, ne do t’ju ishim falënderues për një njoftim. Caktimi i termineve në Ambasadën Gjermane parimisht është falas”, thuhet në përgjigjen e ambasadës për Gazetën Express.





Historia me “shitje” të termineve për viza gjermane nga persona apo agjencioneve të paautorizuara nuk është e re.Megjithatë, ambasada gjermane thotë se sistemi i saj nuk i lejon rezervimet e termineve nga dikush, për dikë tjetër, e kësisoj, sipas ambasadës, nuk mund të bëhen as shitjet e termineve.





“Në parim masat e sigurisë së sistemit dhe proceset e termineve të ambasadës e pengojnë rezervimin e termineve jo të personalizuara dhe me këtë edhe shitjen e tyre. Ndryshimet e mëvonshme të të dhënave për terminet e rezervuara gjithashtu nuk janë të mundura për të siguruar mbrojtjen e tyre nga keqpërdorimi”, përfundon ambasada.

Leave a Reply

Your email address will not be published.