Loading...

Sunday, January 16, 2022

Elvis Hoxha thotë se Edi Rama po synon ta rikthejë Jugosllavinë





Elvis Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje është rikthyer me deklaratat e tij të ‘’zakonshme’’, derisa kësaj here ka thënë se kryeministri shqiptar Edi Rama dëshiron ringjalljen e Jugosllavisë.Hoxha, përmes një shkrimi tha se në lidhje me Kosovën as Rama, e as Brnabici nuk e dëgjojnë njëri tjetrin.Por sipas Hoxhës të dytë e mbrojnë autorësinë e mini-shengenit.





‘’ Edi Rama nuk dëgjon se ç’thotë Bernabiçi në lidhje me Kosovën. Bernabiçi nuk e dëgjon Ramën se ç’i kërkon në lidhje me Kosovën. Por si Rama edhe Vuçiçi mbrojnë secili autorësinë e mini-shengenit. Madje Rama deklaron se jemi vonë’’, shkroi Hoxha.Ai tutje tha se se Ramës i intereson vertëm ringjallja e Jugosllavisë.

Ky është postimi i plotë:





Edi Rama nuk dëgjon se ç’thotë Bernabiçi në lidhje me Kosovën. Bernabiçi nuk e dëgjon Ramën se ç’i kërkon në lidhje me Kosovën. Por si Rama edhe Vuçiçi mbrojnë secili autorësinë e mini-shengenit. Madje Rama deklaron se jemi vonë.Shkurt: shteti i Kosovës nuk iu intereson as Ramës e as Vuçiçit, por vetëm ringjallja e Jugosllavisë.Rama duhet të kuptojë se Serbia është vonë përsani takon njohjes së Kosovës. Por nuk kemi asnjë detyrim të ribëjmë Jugosllavinë.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *