Loading...

Tuesday, December 07, 2021

Emërimi i Rron Gjinovcit: Analisti dhe Nol Nushi i PSD’së përplasen ashpër në komente





Anëtari i PSD’së, Nol Nushi, përmes një shkrimi ka thënë se analisti Rron Gjinovci qenka emëruar në komisionin e Kurtit. E pasi Nushi e quajti Gjinovcin “mjelës profesional të pushtetit”, ky i fundit zgjodhi t’ia kthejë Nushit në koment.Nushi tha se pas gruas së gazetarit Xhevdet Pozhari që u emërua në Universitetin e Pejës, analisti tjetër, Rron Gjinovci, në komisionin e Kurtit do të jetë koleg me nipin e Besnik Bislimit.





E Gjinovci i komentoi Nushit duke e quajtur debill dhe se është gabim.“Debill, e ki gabim, si cdo gje tjeter kuptohet. Sjom ne komision me te, por kam qene pjese e komisionit vlerësues”, ka shkruar Gjinovci.

Përveç Nushit, Gjinovci vazhdoi polemikën në komente edhe me tjerë komentues të cilët i thoshin se Gjinovci duhet ta kryejë fakultetin.

E Nushi ia ktheu duke i thënë se Gjinovci mbetet vegël e Kurtit pavarësisht pozicionit.
“Fakti qe e paske vleresu nipin e Bisles, e rendon akuzen. Ku ka debill me te madh se njeri qe ja vlereson nipin dajes qe nuk e ka pa qe 50 vjet. Pavaresisht pozicionit, ti mbetesh vegel e Kurtit”.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *