Loading...

Tuesday, December 07, 2021

Enver Hoxhaj: Ditëlindja e PDK-së e vështirë pa Thaçin e Veselin

Partia Demokratike e Kosovës sot shënon ditëlindjen.Për këtë ka shkruar ish-drejtuesi i saj Enver Hoxhaj, i cili thotë se festa është e vështirë pa Hashim Thaçin e Kadri Veselin.





Postimi i tij:PDK sot ka ditëlindjen! Një festë e vështirë pa themeluesit e saj dhe miqtë e mi, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, të cilët padrejtësisht po mbahen në Hagë!

Kjo datë është burim krenarie, por edhe mundësi bilanci. Sepse, nuk ka pasur lëvizje apo parti që ka përcaktuar më shumë rrugën dhe fatin e Kosovës. Lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin!





Por janë edhe disa aspirata dhe ideale të përbashkëta, të cilat PDK duhet t’i realizojë në të ardhmen: anëtarësimin në OKB, NATO dhe BE! Kështu PDK do të përmbush misionin e saj jo vetëm politik por edhe të arritjeve tona historike!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *