Loading...

Sunday, January 16, 2022

Enver Hoxhaj: Ftoj çdo anëtar të partisë që të garojë për kryetar të PDK-së





Ushtruesi i detyrës së kryetari të PDK-së, Enver Hoxhaj në një konferencë për media u ka bërë thirrje anëtarëve të partisë që të garojnë për kryetar në konventën që do të mbahet më 3 korrik. Hoxhaj s’ka treguar nëse ai vet do të jetë kandidat duke thënë se do të bëhet e ditur në ditët në vazhdim.





“Unë e ftoj çdo anëtar të PDK-së që të garojë për të parin e partisë, ky akt nuk duhet të shihet dhe nuk është si përpjekje për të zëvendësuar liderët, kryetarin Veseli por është një mesazh se vetëm një PDK e fortë do ta bëjë UÇK-në më të fortë, udhëheqësit e saj më të fortë. Nga 5 nëntori 2020 ne kemi arritë që dhembjen ta shndërrojmë në forcë, tash është momenti që këtë forcë ta shndërrojmë në vizion për Kosovën. Konventa që do të mbahet është manifestim i pjekurisë politike, konventa do të jetë një ngjarje përtej PDK-së”, ka thënë Hoxhaj.





“Unë në angazhimin tim politik çdo herë kam qenë vetja ime dhe nuk kam bërë përpjekje të jem dikush tjetër. Tema se kush garon përfshirë kandidaturën time është temë e ditëve të ardhshme”, u shpreh tutje ai.Hoxhaj poashtu tha që struktura e PDK-së dhe anëtarët e saj duhet të mbajnë debat në parti pa hatermbetje dhe jo në kafene.





“Kosova në këto 100 ditë të qeverisë Kurti është në një rrugë të pasigurt. Mesazhi im ka qenë që ne ta hapim debatin në parti për të ardhmen tonë politike, një debat që duhet të bëhet pa hatërmbetje, jo në kafene e studio televizive por në strukturat e PDK-së. Kryesia e PDK-së e ka mbështetur propozimin për ta mbajtur konventën e partisë më 3 korrik. Tani PDK ka hyrë në një etapë të re, zhgënjmi po rritet çdo ditë me këtë qeveri, prandaj edhe ne duhet t’i prijmë këtij ndryshimi dhe duhet ta ndalojmë këtë pushtet i cili po bën përpjekje ta degradojë vendin”, ka thënë Hoxhaj.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *