Loading...

Thursday, January 20, 2022

Erza Muminoviq fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

Erza Muminoviq, medaliste e bronztë në Kampionatin Botëror të Juniorëve në xhudo
Xhudistja kosovare Erza Muminoviq ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Juniorëve në xhudo, që është duke u zhvilluar në Olbia të Italisë.





Në përballjen për medaljen e bronztë, Erza mposhti xhudisten spanjolle Ariana Toro Soler, ndeshje kjo në kategorinë deri në 52 kilogramë, përcjell KosovaPress.

Në rrugëtimin e saj drejt medaljes së bronztë, Erza në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse më pas regjistroi katër fitore radhazi.Humbjen e vetme xhudistja kosovare e regjistroi kundër italianes Giulia Carna në fazën e gjysmëfinales.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *