Loading...

Wednesday, December 01, 2021

“Euronews-Serbia”: Kurti përgatit plan ferri për Serbinë

Pas nisjes së iniciativës për bashkëpunim ekonomik mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë, që po kundërshtohet nga Prishtina, e cila ka nis iniciativën për vendosjen e reciprocitetit në raportet mes Kosovës edhe Serbisë, transmeton “”Euronews- Serbia”.

BE dhe ShBA thërrasin në përmbajtje nga hapat që dëmtojnë dialogun, ndërkohë që serbët janë të shqetësuar me pasojat e vendosjes së reciprocitetit.





“Reciprociteti me Serbinë nuk është hakmarrje, ky është parim i shëndoshë mes dy shteteve që do jenë të njëjta. Nuk është reciprocitet që te vendosen pengesa, por që të heqin pengesa. Duam të vendosim reciprocitetin, ashtu që ato masa të mos mund të hiqen më”, tha Kurti , shkruan gazeta.

Reciprociteti për Kurtin do të thotë që në dokumentet përcjellëse në përcaktimin e destinacionit të shkruan “Republika e Kosovës” dhe se nuk do njihen dokumentet dhe targat serbe, sepse Serbia nuk i pranon ato të Kosovës.

“Nuk mund të shkohet në të ardhmen me çfarëdo barriera, duhet t ketë dialog dhe të jetë arma më e fortë e zgjidhjes së problemeve”, ka thënë analisti ekonomik Safet Gërxhaliu, shkruan gazeta serbe.





“Në secilën mënyrë Kurti po përpiqet të largohet nga dialogu dhe të ndërpres atë dhe shkakun e gjen diku tjetër. Po ashtu është fakt se një qasje e tillë ndikon në raportin mes dy popujve në këto hapësira është shqetësuese”, tha nënkryetari i LS Dalibor Jevtiç.

Si duket Kurti më të rëndësishme e konsideron procesin e zgjidhjeve lokale se mendimet dhe prosperitetin e partnerëve.

“Çdo gjë që ka në mendimin populist është shkurt pamëse dhe do sjell pikë, por në kuptimin afatgjatë do të jetë i dëmshëm”, tha Jevtiç.





Gërxhaliu thotë se “çdo barrierë prodhon jo stabilitet dhe prish imazhin e Ballkanit” “.

“Kushdo prodhin barriera qoftë Kosova apo Maqedonia e vendet tjera në regjion, sigurisht prishim imazhin e Ballkanit dhe nuk do ketë investime , pa të cilat vihet në pikëpyetje perspektiva e regjionit”, tha ai.

Në mars 2020, kur u bë kryeministër Kurti vendosi reciprocitet që shkaktoi rënie të eksportit të mallrave serbe nga Serbia në Kosovë, sikurse në kohën e taksave.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *