Loading...

Thursday, December 09, 2021

Faik Fazliu: Pas incidentit, fëmija e mi e pyetën gruan nëse jam çlirimtar apo kriminel





Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faik Fazliu, është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në një lokal në Prizren.Fazliu sonte ka treguar se ai është ndjerë shumë keq që si veteran i luftës është nëpërkëmbur nga Policia e Kosovës.

Fazliu ka treguar se pas incidentit fëmijët e kanë pyetur gruan nëse jam apo jo çlirimtar.

“Pas incidentit, fëmija e mi e pyetën gruan nëse jam çlirimtar apo kriminel”, ka thënë Fazliu.Ai ka deklaruar se pas rrëzimit nga ana e policisë, ai ka pasur probleme me boshtin kurrizor, ndërsa pasi i janë vënë prangat, thotë se një nga policët i ka vënë gjurin në protezën që ka në këmbë.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *