Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Fakte tronditëse/ Gazmend Halilaj akuzon me emra, ja kush vodhën miliona euro në emër të “Kompleksit Adem Jashari”, përmend edhe Agim Çekun

Një deklaratë tjetër tronditës për komandantët e luftës dhe Agim Çekun e ka bërë avokati Gazmend Halilaj.Ai në një emision televiziv, ka folur për keqpërdorimin e miliona eurove dhe vjedhjen e tyre nga udhëheqësit e lartë të shtetit të Kosovës, menjëherë pasluftës.Ai i ka akuzuar për vjedhjen të parave që janë tubuar për renovimin e kullave të familjes Jashari në Prekaz.

“Në vitin 2001 kam qenë pjesëtarë i TMK-së, 5500 pjesëtarë kemi dhënë nga një pagë për renovimin e kullave të Adem Jasharit në Prekaz. Aty janë dhënë milionat dhe janë vjedhur ato pare. Ato pare i kanë vjedhur këta gjeneralë të vetëshpallur”, thotë avokati Gazmend Halilaj, transmeton gazeta “Bota sot”.Ai tregon se ka qenë edhe një fond tjetër për ndërtimin e kullave.

Halilaj gjatë asaj kohe ishte pjesëtar i TMK-së, ku ka qenë roje nderi të varri i Adem Jasharit.“Paga ka qenë prej 300 deri 700. Minimalja e kësaj është 1 milion e 500 mijë euro. Ato i kanë vjedhur këta gjeneral të vetëshpallur të pasluftës. Unë kam përgjegjësi për këtë që po flas”, është shprehur Halilaj.Ai tregon se, mes lagjes Jashari dhe fabrikës së Municionit, 11 objekte i ka nis organizata IOM, aty ka pasur të ndërtohet edhe pista për me u leshu helikopterët.

“Erdh materiali për punë të vrazhda. Ndërsa neve si ushtarë na urdhëruan t’i ngarkojmë kamionët për me ia shitur depove private. Unë kam ngarkua me krah të mi. Kur ka ardhë aty një person i quajtur Benjamin i cili ka qenë kanadez dhe pagën e ka pasur 13 miëj dollarë amerikanë. Kur ka ardhë me pru pjesën e dytë të kazermave, ka pa që nuk është as materiali e as objektet. Tha ‘juve edhe armët me ua pru, ju i vidhni dhe i shitni’ dhe nuk ka ardhë ma asnjëherë. Kush e ka bë këtë?”, pyet Halilaj.

Ndërsa i pyetur se me urdhër të kujt ke ngarku aty?
Halilaj tha se prej Agim Çekut e te poshtë.“Unë kam qenë ushtar i batalionit Gardist. A prej qefi ne kemi ngarku gjithë natën aty a”, përfundon Halilaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *