Loading...

Wednesday, January 26, 2022

Fëmija e plagos me pushkë ajrore babanë në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar për një plagosje aksidentale në Gjilan.Sipas policisë, një fëmijë nga pakujdesia e ka shkrepur armën e llojit pushkë ajrore dhe e ka qëlluar babanë e tij.Sipas policisë, arma ishte pa leje.





Rasti me vendim të prokurorit vazhdon në procedurë të rregullt.“Fsh. Livoq i Ultë, Gjilan 26.11.2021-15:00. I dyshuari mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë duke e pastruar armën (pushkë ajrore, nuk posedon leje), nga pakujdesia dyshohet se fëmija i tij e ka shkrepur armën dhe ka qëlluar atë. Arma i është sekuestruar ndërsa me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policië.

Leave a Reply

Your email address will not be published.