Loading...

Tuesday, January 25, 2022

Fillimi i vitit të ri shkollor, Nagavci vjen me njoftimin e fundit

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci është deklaruar pas vendimit të Qeverisë së Kovës, që të shtyhet hapja e shkollave deri më 13 shtator. Nagavci tha se ky vendim është marrë me rekomandim të IKSHPK-së dhe ekspertëve shëndetësorë.Ministrja tha se i kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura që mësimi të fillojë me prezencë të plotë të nxënësve në shkolla.

“Me vendimin e fundit të Qeverisë, njëra nga rekomandimet sipas IKSHPK-së dhe ekspertëve shëndetësorë është që të shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor 2021/2022 deri më 13 shtator të këtij viti. Ashtu sikurse ju kemi njoftuar edhe përpara, të gjitha përgatitjet lidhur me fillimin e vitit të ri shkollorë janë bërë si nga shkollat, drejtoritë komunale të arsimit, ashtu edhe nga MAShT-it.

Ne kemi rishikuar udhëzuesin për fillimin e vitit të ri, kemi shtuar edhe skenarin për rikthimin e plotë dhe të sigurt të fëmijëve në shkolla”, ka thënë Nagavci.Më tutje, ministrja ka dhënë detaje edhe për mësimdhënësit e vaksinuar kundër virusit Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *