Loading...

Sunday, November 28, 2021

Flasin nga familjarët e të pagjeturve për propozimet e kryeministrit Kurti në Bruksel

Katër propozime por asnjë dakordim në takimin e parë mes kryemninistrit të Kosovës Albin Kurti e presidentit serb Aleksander Vuçiq në Bruksel.Njëri prej propozimeve të kryeministrit Kurti qe per largim të Oliver Odaloviq, nga pozita e kryesuesit për persona te pagjetur prej delegacionit serb.
Lidhur me këtë, ka dhënë një vlerësim përfaqësuesi i familjeve të personave të pagjetur, Bajram Qerkini, i cili tha se nëse kryeministri Albin Kurti ka argumente se Oliver Odaloviq duhet larguar nga funksioni i tij, kjo duhet mirëpritur.





”Ne familjarët kemi thënë se edhe me dreqin e dreqit duhet biseduar për personat e pagjetur por edhe në qoftë Kasapi i Ballkanit, që ka qenë tmerr i Kosovës, edhe me të duhet të bëhet bisedë për personat e pagjetur për shkak se ata dinë dhe me ata duhet të ulesh të bisedohet”.”Nëse Oliver Odaloviq din për personat e pagjetur plotë 21 vjet dhe nuk ka marrë asnjë politikanë asgjë ndaj tij, atëherë ka ardhë koha t’i thotë dikush të largohet nga ky funksion se ti je ai që ke bërë”.





”Unë i kam thënë shpesh herë se ”ti i di të gjitha sepse ke qenë njësiti gjatë luftës për pastrimin e terrenit”, dhe duke qenë se ke pastru terrenet, e ke ditë edhe për trupat të cilët sot ne i kërkojmë”.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *