Loading...

Sunday, December 05, 2021

Flet mërgimtari që postoi foton me para: Punoj në një firmë për ngarkim shkarkim të materialeve, kisha mbi 5 mijë euro në foto

Mërgimtari që dje postoi një foto ku shihej në shtrat me një grumbull parash, ka folur rreth këtij postimi të tij.Ai ka thënë se atë foto e ka publikuar në Instagram, por nuk ka qenë përgjigje për Valon Sylën.“Unë punoj për një firmë të ngarkim shkarkim të materialeve, për momentin jam në punë.





Unë e nxjerra në story dhe mediat e kanë marrë se unë nuk i jam përgjigjë askuj, ishte një story e hedhur për shoqërinë tim. Nuk i kam numëruar, kanë qenë 5 mijë e diçka.

Thjesht disa para ishin, si çdo mërgimtar që i kursen disa para. Isha në një hotel afër aeroportit dhe bëra një pushi aty. E bëra foton dhe e hodha story duke e ngacmuar shokun tim që erdhi në pushime.Çdo mërgimtar ndihet keq nga deklaratat, por fotoja nuk ishte direkt për Valon Sylën”, u shpreh ai në ATV.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *