Loading...

Tuesday, January 18, 2022

Formuan Specialen kundër UÇK-së, tani sulmojnë Kurtin/Çfarë fshihet pas akuzave të PDK-së





Kohëve të fundit në opinionin publik është rikthyer çështja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,Emri dhe kontributi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vlerësohet jashtëzakonisht shumë nga çdo qytetar i Kosovës. Por, emri i saj shpeshherë edhe është keqpërdorur nga individë të shumtë, duke përshirë këtu edhe fytyra të rëndësishme politike.

Tashmë ka disa javë që emri i UÇK-së është duke u përdorur nga opozita.Opozita po akuzon qeverinë dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se janë kundër UÇK-së.





Nga analistët politik, këto akuza të opozitës po shihen të tilla që po përdoren për përfitime politike. Ata shprehen për “Bota sot” se emri i UÇK-së është keqpërdorur në shumë raste për shkak të ndjeshmërisë që ajo krijon në opinioni publik.

Mehmeti: Kjo parti i ka shkaktuar dëmin më të madh UÇK-së.Lidhur me këtë, analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se UÇK-ja po përdoret për përfitime të vogla politike nga opozita.

“Opozita, konkretisht PDK, s`ka më asnjë kauzë, po e përdor UÇK-në për përfitime të vogla politike. Dëmin më të madh UÇK-së nga paslufta ia ka bërë PDK-ja, opozita e sotme e cila është thirrur në emër të UÇK-së, në emër të saj kanë vjedhur, kanë zhvatur dhe janë bërë milionerë”, ka thënë ai për “Bota sot”.Po ashtu, Mehmeti ka theksuar se në këtë mënyrë opozita po e justifikon faktin pse janë në opozitë e jo në pushtet.





“Kjo opozitë është për ngushëllim në çfarë niveli ka rënë, e cila çdo ditë e më shumë e justifikon faktin pse janë në opozitë e jo në pushtet. Është fat i madh që këtë që janë në opozitë, s`janë në pushtet, janë mjerimi i popullit. Nëse ka mbet ndonjë ushtar i ndershëm i UÇK-së, e që besoj ka shumë, duhet të dalin dhe të distancohen nga gjuha e opozitës e cila po përdorë emrin dhe lavdinë e saj për poena politikë. Kjo gjë s’duhet të ndodhë më”, ka vlerësuar Faton Mehmeti për “Bota sot”.





Qarri tregon kush e dëmtoi UÇK-në,Ndërkaq, njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka thënë se partitë të cilat ishin në pushtet për 20 vite nuk lejuan as gjykatat vendore të dënonin as një akt të vetëm kriminal të shkaktuara nga Serbia në Kosovë.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *