Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Fshesës së Albin Kurtit nuk i shpëton as drejtori i Postës





Shumë shpejt, Xhevdet Smakiqi, nuk do të mund të ushtrojë detyrën drejtorit të Postës së Kosovës.Kjo pasi që Smakiqi pritet të shkarkohet nga bordi i kësaj ndërmarrje, shkruan Gazeta Infokus.Gazeta Infokus ka mësuar se bordi i ri i emëruar nga kryeministri, Albin Kurti, pritet të largojë atë nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të Postës.





Smakiqi ishte emëruar ushtrues i drejtorit të Postës në mars të këtij viti nga bordi i atëhershëm.Smakiqi para se të ushtronte këtë detyrë ishte Drejtor i Drejtorisë për Çështje Ligjore në këtë institucion, derisa, në nëntor të vitit 2020-të u emërua si ushtrues detyre në pozitën e kryeshefit të postës.





Ai poashtu kishte lidhje edhe me politiken.Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2019, Smakiqi kishte qenë kandidat për deputet nga radhë e Nismës.Mirëpo qytetarët nuk ia kishin besuar atij votën që të ulej në Kuvendin e Koosvës.Smakiqi kishte marrë vetëm 1 mijë e 328 vota në zgjedhje./Gazeta Infokus/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *