Loading...

Monday, January 24, 2022

Futsall, Kosova humbi nga Uzbekistani

Skuadra e Kosovës në futsall ka pësuar humbje në ndeshjen e parë në kuadër të turneut kontinental të futsallit që po mbahet në Tajlandë. Dardanët humbën në duel me Uzbekistanin, me rezultat 6-3.

Ndeshja nisi keq për të përzgjedhurit e Arben Simitçiut. Qysh në minutën e parë u pësua gol, kur Davron Choriev kaloi uzbekët në epërsi. Ndërkaq, epërsinë e uzbekëve e shtoi Dilshod Rakhmatov në minutën e dytë.

Këta dy gola të shpejtë të kundërshtarëve nuk ndikuan shumë në lojën e Dardanëve, të cilët shumë shpejtë arritën të këndellen dhe ta përmbysin rezultatin. Fillimisht realizoi Meriton Salihu në minutën e gjashtë, derisa më pas Mërgim Dervishaj realizoi dy herë në minutat tetë dhe 17-të për ta çuar rezultatin në 3-2.

Megjithatë, edhe pjesa e dytë nisi keq për Dardanët, kur vetëm pas dy minutash të pësojnë gol nga një pakujdesi në mbrojtje, kur realizoi Ikhtiyor Ropiev. Më pas Dardanët duke u përpjekur për të barazuar shifrat pësuan edhe dy gola në minutat e fundit.

Khnushnur Erkinov shënoi në minutën e 36-të për 5-3, derisa rezultatin përfundimtar e vendosi Davron Choriev me golin e tij të tretë, në minutën e 38-të, në momentet kur Kosova luante pa portierë në përpjekje për të ndryshuar shifrat e takimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *