Loading...

Sunday, November 28, 2021

Ganimete Musliu kërkon shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kërkuar sqarime nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj për pjesëmarrjen e Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani, në aksionin “Defender Europe 2021”.Lidhur me këtë pyetje të Musliut, Mehaj nuk dha përgjigje.





Megjithatë ai lëvdata pati për mbarëvajtjen e aksionit dhe pjesëmarrjen e ushtarëve të FSK-së në të.“Më lejoni të ju informoj se ‘Defender Europe’, 2021 ka qenë një operacion i përbashkët i udhëhequr nga ShBA-të. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë 28 shtete, në mesin e tyre edhe mbi 300 ushtarë të FSK-së”, deklaroi ai.





Më tutje, ministri i Mbrojtjes tha se për tu përgjigjur për këtë çështje është komandanti i FSK-së.“Nuk po lëshohem në deklarata, sepse deklaratat e tilla e minojnë funksionin e këtij aksioni. Është komandanti ai i cili ka raportuar në Komision është deklaruar edhe para mediave, unë jam politik, ai është ushtarak”, ka thënë Mehaj.





Pas kësaj deklarate të Mehajt, ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.Ajo kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të ministrit të Mbrojtjes.“Kërkojë shkarkimin e menjëhershëm të këtij ministri. Ministri i FSK-së që nuk di kompetencat e veta. Kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të tij”, ka thënë ajo.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *