Loading...

Saturday, November 27, 2021

Ganja e kritikoi burrin e Vjosa Osmanit, Maxharraj i reagon ashpër: Merru me burrin tënd, jo me burrat e grave të tjera

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu po vazhdon të kritikojë bashkëshortin e presidentes Vjosa Osmanit, Prindon Sadriun.Sadriu i cili është i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Shkup, po kritikohet nga Musliu që sipas saj, ai për çdo ditë vjen me veturë zyrtare në Kosovë.





Por, me këto kritika nuk po pajtohet prof. Dr. Binak Maxharraj i cili i ka reaguar deputetes Musliu.
Ai madje e ka sugjeruar se sa të merret me burrat e grave të tjera, le të merret me burrin e vet.
“Ganja i paska disa fjalë për bashkëshortin e presidentes Vjosa Osmani.
Eh, moj Gane sa merresh me burrat e grave tjera, më mirë merru me burrin tënd”, ka shkruar Maxharraj në Facebook.Ndryshe, Musliu thotë se Sadriu nuk është ambasadorë rezident, duke kritikuar se ai në atë pozitë është vu nga Vjosa.





“Ai është ambasadorë me korrespodencë. Ai nuk është rezident, ambasadorë aktiv më Shkup. Ai çdo ditë endet në Kosovë me veturë zyrtare. Për çdo ditë Shkup-Prishtinë endet. Ai nuk është ambasadorë rezident. Atë e vuri në pozitë bashkëshortja e tij. Bashkëshorti i presidentes nuk guxon që ta keqpërdorë detyrën dhe pozitën e tij çfarëdo ”, ka thënë ajo.





Ganja gjithashtu e ka kritikuar Sadriun edhe për veshjen e uniformës së FSK-së.
“Nuk guxojmë që t’i lëmë që ta shkatërrojnë imazhin e FSK-së. Është investuar gjatë edhe nga shteti ynë edhe nga partnerët tanë. Nëse e don uniformën le ta merr le ta shtinë në vitrinë, ta vendos në xhamë dhe çdo mëngjes le të qohet ta shikojë dhe çdo mëngjes ta shikojë”, ka thënë Musliu.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *