Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Garë e ‘nxehtë’ mes VV-së e LDK-së për Prishtinën

Kur dihet se kanë mbetur vetëm edhe pak muaj nga shpallja e zgjedhjeve të rregullta lokale, subjektet politike në vend tashmë kanë nisur zyrtarizmin e kandidatëve për kryetar nëpër komuna.E, gara më e nxehtë padyshim se e pret kryeqendrën e Kosovës, Prishtinën. “Lufta” kryesore sipas njohësve të çështjeve politike pritet të zhvillohet mes LVV-së dhe LDK-së, shkruan gazeta “Bota sot”.





Deri më tani kandidaturën për kryetar të Prishtinës e kanë zyrtarizuar Lidhja Demokratike e Kosovës me arkitektin Përparim Rama, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me ish-deputetin Daut Haradinaj, dhe Aleanca Kosova e Re me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli.





Edhe pse ende jo zyrtarisht, krerët më të lartë të Partisë Demokratiket e Kosovës, në vazhdimësi e kanë bërë të ditur se emri i mundshëm për të qenë në garë për Prishtinën është ai i ish-ministrit të Shëndetësisë në “Qeverinë Haradinaj”, Uran Ismali.





“Bota sot” ka provuar të marrë një qëndrim për këtë çështje edhe nga zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, mirëpo këta të fundit nuk kanë kthyer një përgjigje për gazetën.

E, për dallim nga PDK-ja, nga Lëvizja Vetëvendosje për gazetën “Bota sot” kanë pohuar se edhe me tej nuk ka hyrë në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë komunash. Kurse, emri më i lakuar nga kjo parti është i ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia.Për zgjedhjet lokale, gjithashtu pritet që shumë shpejt edhe presidentja Vjosa Osmani, t’i ftojë për konsultime përfaqësuesit e partive politike.





Sipas të gjitha gjasave, e para e shtetit të Kosovës tashmë ka vendosur që t’i thërras për konsultime partitë politike, ku pritet të merret edhe vendimi për caktimin e datës së Zgjedhjeve Lokale.Bazuar se zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë u mbajtën në muajin tetor të vitit 2017, ka gjasa që edhe zgjedhjet e sivjetme lokale të mbahen në po këtë muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *