Loading...

Saturday, November 27, 2021

Gazetari Halitaj: Thirrja e Kurtit dëshmi e presionit të servilëve dhe oportunëve brenda LVV-së





Gazetari Agron Halitaj, e ka komentuar thirrjen e kryeministrit Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, ku pos tjerash tha se ”Aktivisti nuk duhet të kërkojë miqësinë me kryetarin, por miqësinë me qytetarin”.Haliti ka thënë se kjo thirrje e Kurtit, jep sinjale se ai tashmë veç ka filluar ta ndjejë presionin e servilëve dhe oportunëve brenda subjektit që ai udhëheqë, shkruan Gazeta Infokus.





Tutje Halitaj ka thënë se për Kurtin, ky është vetëm fillimi dhe se ky presion do të shënojë rritje për aq kohe sa Vetëvendosja të jetë në pushtet, duke shtuar se servilët nuk punojnë për ideale e program, por për pozita e siguri nën strehën e shefit.





Postimi i plotë:”Aktivisti nuk duhet të kërkojë miqësinë me kryetarin, por miqësinë me qytetarin”. Me këtë thirrje, Albin Kurti, sot dha sinjale se është duke e ndier presionin e servilëve dhe oportunëve brenda Vetëvendosjes. Ky presion jo që nuk shmanget me lutje, por do të shtohet gjithnjë e më tepër, për aq kohë sa Vetëvendosja do të jetë parti-pushtet. Servilët e oportunët nuk luftojnë për ideale e për program, por për të siguruar pozita publike dhe siguri nën strehën e shefit. Ata që kanë sedër e që nuk ia lejojnë vetës t’i kapen për mëngësh liderit, një ditë mund edhe të mos vërehen fare nga Kurti”, ka shkruar gazetari Agron Halitaj në Facebook./Gazeta Infokus/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *