Loading...

Monday, January 24, 2022

Gazetari Mirena: Qysh ka mundësi që AKI, Polica e MPB-ja mos me pas informacion për meshën në “Kishën e Arkanit”

Gazetari Ilir Mirena ka reaguar pas mbajtjes së meshës nga priftërinjtë serb në Kishën në oborrin e Universitetit të Prishtinës.Ai ka pyetur se si është e mundur që institucionet e sigurisë së Kosovës nuk kanë pasur informacione për mbajtjen e saj.





“Qysh ka mundësi asnjë institucion i sigurisë shtetërore, AKI, Policia, FSK, MPB si dhe Ministria e Mjedisit qe i menaxhon zonat e mbrojtura, ama bash asnjë prej tyre mos me pas një informacion te vetëm se sot në Kishën e Arkanit do te mbahet një ceremoni fetare?
Ndoshta, edhe e kane dite dhe i kane fut vesht n’lesh”, është shprehur Mirena.





Ai ka shprehur edhe habinë për heshtjen e institucioneve të Kosovës. Sipas tij kjo heshtje të bënë të dyshosh se liturgjia e ka pasur aprovimin e tyre.“Shto këtu edhe heshtjen e tyre për ketë provokim te rëndë, s’ke se si t’mos dyshosh se liturgjia serbe sot në Prishtinë e ka pasur edhe aprovimin e heshtur te institucioneve te Kosoves… Skandal…”, tha ai.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *