Loading...

Thursday, December 09, 2021

Gërvalla Tregon Kur Mund Të Votohet Për Liberalizimin E Vizave Për Kosovën: Mund Të Kemi Surprizë!

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur për liberalizimin e vizave të vendin.Tha se nuk pret që votimi për këtë çështje të ndodh para pranverës së vitit 2022.





“Çështja e liberalizimit të vizave është shtruar dhe ka një unitet në mes shteteve anëtare të BE’së me shumë pak përjashtime që Kosova më në fund jo vetëm që i ka përmbushur por i ka stërmbushur ato kritere të cilat duhet përmbushur për të marrë liberalizimin e vizave. Fatkeqësisht një gjë e tillë deri më tani nuk ka ndodhur. Janë vendime individuale të shteteve anëtare të një numri shumë të vogël të shteteve anëtare”, tha Gërvalla.





“Ne duhet të bëjmë atë që ne mund të bëjmë, do të bëjmë çmos që të bindim skeptikët që ne kemi bërë progres të dukshëm jo vetëm në plotësimin e kritereve të parapara por edhe në sundimin e ligjit edhe të përpiqemi t’i bindim që më në fund të jepet miratimi’, theksoi ajo në Rubikon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *