Loading...

Wednesday, January 26, 2022

Gjermania, Portugalia e Sllovenia zotohen për të çuar përpara liberalizimin e vizave për Kosovën





Tre ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Portugalisë dhe Sllovenisë janë zotuar se do të angazhon për të çuar përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, si shteti i vetëm në rajon qytetarët e së cilit s’mund të lëvizin lirshëm në Evropë.





Në një shkrim të përbashkët, për të cilin të drejtën ekskluzive të botimit në gjuhën shqipe e ka KOHA Ditore, ministrat Heiko Maas, Augusto Santos Silva dhe Anzhe Logar, kanë thënë se “Ka ardhur koha finale që BE-ja të mbajë premtimet e saj”.





“Udhëtimi drejt BE-së gjithashtu është bërë më i lehtë për shumicën e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon pa liberalizimin e vizave dhe ne jemi të angazhuar për ta çuar përpara këtë proces. Për më tepër, qytetarët dhe kompanitë nga rajoni janë duke marrë pjesë gjithashtu në programet e BE-së, si Erasmus+, i cili mbështet shkëmbimet studentore, ose programi i Evropës për përmirësimin e konkurrencës së sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (COSME), për të përmendur vetëm dy”, kanë shkruar ndër të tjerash ata.





Në vështrimin e tyre për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, tre ministrat kanë shprehur shqetësimin për mos-hapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë.“Procesi i zgjerimit dhe perspektiva e anëtarësimit në BE është pikërisht ajo çka ofron kuadrin më të mirë të mundshëm për tejkalimin e pikëpamjeve divergjente mes të gjithë partnerëve të Ballkanit Perëndimor.





Prandaj, ne do të vazhdojmë të punojmë fort dhe do të bëjmë thirrje për tejkalimin e shpejtë të bllokadës aktuale, e cila po minon besueshmërinë e BE-së dhe bie ndesh me interesin strategjik qe ne kemi për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të arrijmë sa më parë të jetë e mundur një tjetër gur kilometrik të rëndësishëm në rrugën drejt stabilitetit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të Ballkanit Perëndimor”, kanë shkruar ata.Gjermania, Portugalia dhe Sllovenia përbëjnë “Presidencën Trio” aktuale të BE-së.





Leave a Reply

Your email address will not be published.