Loading...

Sunday, January 23, 2022

Gjetën kuletën me plot para brenda saj dhe e dorëzuan në Polici, flasin dy fëmijët nga Podujeva

Dy fëmijë llapjanë, Elvir Vërshevci dhe Amir Kadriu, kanë gjetur një kuletë me plot para në një rrugë të qytetit të Podujevës.Të dy këta fëmijë, së bashku, kanë dorëzuar atë në Stacionin Policor të Podujevës, me qëllim që e njëjta t’i kthehet pronarit.





Në një lidhje direkte në emisionin e mëngjesit #gjesi në T7, ata treguan se pse vendosën ta bëjnë një gjë të tillë.“Jena kanë tu shku ne pishinë edhe rastësisht e kena gjetë, tani vendosëm me qu në polici”, ka thënë njëri nga shokët.





Këtë gjest e kanë bërë për shkak se, sipas tyre dokumentet dhe shuma e parave kanë qenë të rëndësishme për pronarin e portofolit.“Në kuletë kanë qenë dikun rreth 140 euro”.Duke dhënë mesazh për vetëdijesim, dy shokët sot do të marrin edhe mirënjohje nga Ministria e Arsimit.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *