Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Gjinovci për heqjen e polisës: Qeverisë Kurti i shtohet edhe një minus, për dy vite me këso zgjidhje bëjnë minusa sa PDK’ja

Gjinovci për heqjen e polisës: Qeverisë Kurti i shtohet edhe një minus, për dy vite me këso zgjidhje bëjnë minusa sa PDK’ja.Opinionisti Rron Gjinovci e ka komentuar heqjen e polisës së sigurimit për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë.Gjinovci, me anë të ‘Facebook’-ut, e ka cilësuar si “minus” vendimin e marrë nga Ministria e Financave dhe Transfereve.





“Qeverisë i shtohet edhe ni minus. Problemi nuk është a me pagu taksapagusi a bashkëatdhetari sigurimin, por mos me pagu fare te kompanitë e dyshimta të sigurimeve”, ka deklaruar ai.Tutje, ai ka thënë se me vendime të ngjashme, Qeveria Kurti mund të jetë një linjë me qeverisjet e mëparshme.





“Me kësi zgjidhje t’lodhta lista e minusave për nja dy vjet ju bohet sa e PDK-së e ju veç përpara”, ka deklaruar tutje ai.Heqja e polisës së sigurimit për bashkatdhetarët do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 5 deri në 6 milionë euro. Kështu është deklaruar ministri i Financave dhe Transfereve në konferencën e mbledhjes së qeverisë.“Kostoja përfundimtare mund të shihet krejt në fund. Projeksioni është që të jetë 5-6 milion euro në fund”, ka shtuar tutje ai.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *