Loading...

Thursday, December 09, 2021

Gjobitet partia e Fatmir Limajt, kjo është shifra





Komisioni Qendror Zgjedhor ka filluar të mbaj mbledhjen e radhës nën drejtimin e kryesuesit të ri, Kreshnik Radoniqi.Në këtë mbledhje është vendosur të shqiptohet gjoba ndaj partisë Nisma Socialdemokrate në vlerë prej 350 euro, shkruan Gazeta inFokus.





Arsyeja e kësaj gjobe është se kjo parti nuk e ka informuar KQZ-në për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor.Yll Buleshkaj, nga Zyra për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike, ka thënë se kjo parti vetëm është gjobitur, pasi sipas tij Nisma e ka dorëzuar dokumentacionin 20 ditë me vonesë.





“Do të përcaktojmë gjobë e që është 350 euro gjobë për subjektin politik që nuk është pjesë e Kuvendit të Kosovës. Zyra e ka njoftuar subjektin politik edhe 10 ditë pasi e kanë mbajtur Kuvendin Zgjedhor dhe dokumentet i kanë sjellë me 20 ditë vonesë. Kjo shumë duhet të sillet para certifikimit të partisë”, ka thënë Buleshkaj./Gazeta inFokus/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *