Loading...

Saturday, January 29, 2022

Glauk Konjufca nga Kuvendi ngushëllon Kadri Veselin për humbjen e babait

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka ngushëlluar familjen Veseli për humbjen e babait të tyre, Fazli Veseli, shkruan Express.





“Në emër të Kuvendit të Kosovë po i shpreh ngushëllime familjes Veseli, të babait të tyre dhe të kryetarit të Kuvendit të Kosovës z.Kadri Veseli”, ka thënë Konjufca. Ngushëllime në Kuvend për humbjen e babait të Kadri Veselit, ka shprehur edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.





“Para fillimit të kësaj seance po ju informojë se para disa orësh ka ndërruar jetë Fazli Veseli. Ai dhe familja e tij ishin të përndjekur nga regjimi i Millosheviqit. Ai ishte edhe babai i Kadri veselit. Ai fatkeqësisht nuk e pat afër as djalin e tij me të vogël”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.