Loading...

Friday, January 14, 2022

Gruaja e ministrit Sveçla me tri vende të punës, merr 30 mijë euro pagën





Bashkëshortja e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla duke se është shumë më punëtore se bashkëshorti i saj.Së paku kështu mund të konstatohet nga deklarimi i pasurisë që ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit ministri Sveçla.

Në formularin e deklarimit të pasurisë shihet se bashkëshortja e Sveçla mban hiq më pak se tri vende të punës në institucione e kompani të ndryshe, që i sjellin të ardhura hiq më pak se 30 mijë euro apo dyfish më shumë se bashkëshorti i saj, ministri Sveçla.





Vend primar punë siç e ka deklaruar mban në Universitetin për Biznes dhe Tekonologji.Pagesa kundrejt punës së saj në këtë kolegj privat arsimor është hiq më pak se 20 mijë e 400 euro për një vit.Jo pak të hyra vjetore në emër të pagës merr edhe nga biznesi i saj Ordinanca “Dhomi”, në vlerë prej 6 mijë euro në vit.

Edhe pse mban dy vend pune në Prishtinë, gruaja e ministrit Sveçla gjen kohë të mbajë edhe një vend punë në Tetovë.Nga Universiteti i Tetovës, ajo siguron të hyra në emër të pagës gati 4 mijë euro në vit.Ndryshe ministri Sveçla nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme siguron pagë vjetore në vlerë gati 16 mijë euro.





Gazeta Infokus ka raportuar se gratë e ministrave në Kosovë nuk qëndrojnë keq me të hyrat vjetore.Më e pasur për nga të hyrat në paga duket se qëndron bashkëshortja e ministrit të infrastrukturës, Librun Aliu.Ajo ka siguruar hiq më pak se 46 mijë e 682 euro vetëm nga një projekt i përbashkët me USAID’in, të cilin e ka deklaruar si pagë./Gazeta Infokus/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *