Loading...

Saturday, January 15, 2022

Haki Abazi vë plisin: Bën një angazhim interesant në Prizren





Ish zëvendëskryeministri i Kosovës që tash ushtron detyrën e kryetarit të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Haki Abazi, ka njoftuar opinionin përmes Facebook-ut se ka vizituar një familje zejtare që merret me qepjen e plisave.Abazi e ka vënë edhe vetë plisin në kokë gjatë këtij aktiviteti në Prizren.Ai ka thënë se kjo familje ka nevojë për përkrahje “për të avancuar teknologjitë përpunuese”.





Statusi i plotë:Sot kam vizituar në Prizren familjen Gjurgjialo, një familje me traditë qindra vjeçare zejtare dhe shumë punëtore, me një profesion fisnik e me peshë të shumëfishtë. Kjo familje me shumë krenari por me shumë vështirësi po e ndihmon mbajtjen gjallë të PLISIT ( qeleshes) së bardhë shqiptare dhe prodhimin e zhgunit, e veshjes origjjnale kombëtare.Kapaciteti i kësaj ndërmarrje familjare për të prodhuar edhe produkte tjera është i realizueshëm por ka nevojë për përkrahje për të avancuar teknologjitë përpunuese.









Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *