Loading...

Saturday, November 27, 2021

Haradinaj: Albin Kurti e Liburn Aliu punojnë për “Babën e tenderëve”





Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për 100 ditëshin e qeverisjes së Albin Kurtin.Ai ka thënë se Albin Kurti e ministrat e tij po bashkëpunojnë sot ngusht me Nexhat Krasniqin të njohur si “Baba i tenderëve” e të cilin dikur e quanin kryekriminel.Haradinaj ka thënë se ky është mashtrim.





“Ky njeri punon ngushtë me ‘Babën e tenderëve” me Nexhat Krasniqin për të cilin më kanë gjykuar mua në parlament. Tre ministra të Qeverisë Kurti më kanë gjykuar në parlament si kryeministër, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Liburn Aliu. Më kanë gjykuar pse po e len në punë kryekriminelin. Tret bashkëpunojnë sot me të. Ky mashtrim nuk ka me zgjat”, tha Haradinaj.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *