Loading...

Sunday, November 28, 2021

Haradinaj e quajti Kurtin ‘i lujt’, deputeti i VV-së: Nuk e di se ku po e merr guximin të thotë diçka të tillë





Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka komentuar deklaratën e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, i cili tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ‘nuk është normal, ka lujt’.Abrashi thotë se nuk e di se ku po e merr guximin Haradinaj të thotë diçka të tillë, shkruan Gazeta Express.





“Unë nuk e di a ka krediciale profesionale me bo vlerësime të tilla dhe nuk po e di ku po e merr këtë guxim me bo diçka të tillë. Nëse guxoj edhe unë me u shpreh, atëherë opozita ka lujt”, tha Abrashi në debat plus.Kujtojmë se dje, Haradinaj gjatë diskutimit për takimin mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, tha se ‘Kurti nuk është normal’.





“Unë du me kalu në finale, finalja për mua është njohja reciproke. Ndërsa ky jep SEFTA e marrëveshje të paqes, atëherë ky ka lujt, besoni ka lujt, ky njeri nuk është normal, çka i ka bo ky Kosovës, ky nuk është normal”, tha Haradinaj.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *