Loading...

Sunday, November 28, 2021

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë, ka edhe një kërkesë tjetër

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Qeveria Kurti ka marrë dy vendime të rrezikshme për Kosovës.Haradinaj tha se e para është marrëveshja me Serbinë për targat dhe e dyta, refuzimi i projektit të gazit.





“Dëmet e këtyre dy vendimeve do t’i përjetojmë dhe do të përballemi me to më vonë. Duke refuzuar projektin e gazit, përveç që kryeministri Kurti i tha jo ShBA-ve, i tha jo edhe partnerëve të tjerë si është BERZH. MCC ka shpenzuar tri vjet dhe mbi 10 milionë dollarë në studime të ndryshme të fizibilitetit të gazit, MCC angazhoi kompani amerikane. Ekspertët e mëdhenj të qeverisë Kurti i thanë jo. Ju thanë që studimet e juaja nuk janë bindëse, iu thotë jo 200 milionëve amerikanë.





Kurti po i thotë jo një projekti gjeo-strategjik për vendit, Kurti po i thotë projektit amerikan, projekt rus. Ky refuzim i qeverisë është shumë shqetësues, lëkundi miqësinë me SHBA-të. Prandaj, thirrja për dorëheqje e kësaj qeverie është legjitime, dhe njëkohësisht para vendimit për dorëheqje ta rikthej vendimin për gazin”, tha Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *