Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Haradinaj nga Rahoveci: Qeveria Kurti është mashtrim, fermerëve dhe vreshtarëve deshën t’ia hjekin subvencionet





Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, sot ka qëndruar në Rahovec, në promovimin e Programit Zgjedhor, kandidatit për kryetar komune Smajl Latifi dhe kandidatëve për Kuvendin Komunal.Ai tha se nuk ka nder më të madh se sa për të kandiduar për parlamentin e komunës tënde.

“Nuk ka nder më të madh se me kandidu për parlamentin e komunës tënde, pasi që është një besnikëri nga vendi që vjen”, tha Haradinaj.Tutje ai tha se nuk është kundër ndryshimit, e kështu e ka mbështet edhe ndryshimin në zgjedhje nacionale, mirëpo ka ndodhur ajo që ju ka frikësuar më së shumti, në vend se me marr ndryshimin po e marrim mashtrimin.





“Ndodhi ajo që më së shumti ja kam pasur frikën, nga kjo Qeveri, në vend se me marr ndryshimin ne po e marrim mashtrimin nga ta. Kurr se kam pritur që ka me mu deshtë mua, që në Parlamentin e Kosovës që për shkak të kryetarit të juaj Smajl Latifi, me i mbrojt subvencionet dhe mos me ju hjek 400 euro. Mos të kishte ndodhur alarmi që e ka dhënë kryetari i juaj Smajl Latifi, ishte duke ndodhur sanksioni për fermerët, vreshtarët dhe të tjerëve, duke ju hjekur ato subvencione”, tregoi Haradinaj.





Ndër të tjera kryetari Haradinaj tha se kryetari Smajl Latifi, është model i një kryetari për punën e ndershme që e ka bërë, për transparencën e vlersuar nga të gjitha organizatat ndërkombëtare. E po ashtu, e falënderoj që po e kërkon besimin edhe një herë nga qytetarët.





“Vëllezërit dhe motrat tona në diasporë, janë njerëzit që e dojnë më së shumti Kosovën. Në kohët më të vështira e ndihmuan Atdheun. Nuk janë ata njerëz që e ndihmojnë mashtrimin. Pra, nuk do ta ndihmojnë mashtrimin diaspora e jonë. Nuk mundet me i mashtru ata, pasi që nuk jetojnë këtu. Kanë mendu se e kanë më lehtë, pasi që nuk jetojnë këtu. Po, nuk është lehtë me mashtru diasporën”, tha Haradinaj.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *