Loading...

Sunday, December 05, 2021

Haradinaj për uljen e subvencioneve për vreshtarët: Është goditje e rëndë, Qeveria Kurti të shfuqizojë këtë vendim





Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me zbritjen e subvencioneve për vreshtarët.Sipas Haradinajt, ky veprim i Qeverisë është prerje në besë ndaj premtimeve dhe pritjeve të vreshtarëve.





Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:Vendimi i Qeverisë për zbritjen e subvencioneve direkte për vreshtarët, nga 1000 euro sa ishin, në vetëm 400 euro, është goditje e rëndë për vreshtarinë, sektor i cili edhe në kushte normale ekonomike operon me vështirësi.Ky veprim i Qeverisë është prerje në besë ndaj premtimeve dhe pritjeve të vreshtarëve për rritjen e subvencionimit të premtuar.





I rekomandojmë Qeverisë së Kosovës që të shfuqizojë këtë vendim dhe të vendos të kundërtën, rritjen e subvencioneve për vreshtarët.Vreshtaria është burim i jetës për më shumë se 4700 familje e gjithashtu potencial për rritjen e eksportit, andaj nuk duhet të shkurtohet përkrahja për ta!





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *