Loading...

Saturday, January 22, 2022

Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë





Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj ka thënë se dyshimet e tij për qeverinë e Albin Kurtit tashmë janë vërtetuar.Haradinaj, në “Debat Plus”, thotë se është vërtetuar që tashmë Albin Kurti është mashtrues.

“Populli i Kosovës do ta ketë të vështirë të qeveriset nga një qeveri e tillë. Kjo qeveri nuk do të zgjasë shumë”, tha ai.Haradinaj thotë se me ardhjen në qeveri të Albin Kurtit Kosova ka pasur rritje të madhe të importeve nga Serbia që sipas tij dikur ai i kishte kundërshtuar.





“Kurti ka premtuar se do ta rivendos reciprocitetin, por e vërteta është se u rritë importi i mallrave nga Serbia”.

“Kurti po i bllokon bizneset dhe komunat tona. Paraja është bllokuar në Kosovë dhe komunat nuk po zhvillohen. Sipërmarrësit kosovarë do të kenë pasoja të mëdha në fund të këtij viti, derisa mallrat e Serbisë kanë vërshuar tregun tonë. Qeveria Kurti është qeveri armike ndaj ekonomisë së vendit të vet”, tha Haradinaj.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *