Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Haradinaj: Qeveria po tallet me misionet diplomatike në botë, papërgjegjësi e skajshme mbyllja e ambasadave

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me mosemërimin e ambasadorëve të rinj në 11 institucione diplomatike.Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj është shprehur se Qeveria e Kosovës po tallet me misionet diplomatike në botë dhe sipas tij kjo është papërgjegjësi e skajshme e saj, shkruan Reporteri.net.

“Qeveria e Kosovës po tallet me misionet diplomatike të vendit në botë. Ajo në fund të këtij muaji ka tërhequr 12 përfaqësues diplomatik pa i zëvendësuar ata. Shumë prej misioneve dhe ambasadave të Kosovës kanë mbetur me dyer të mbyllura dhe jashtë funksionit. Kjo është papërgjegjësi e skajshme e qeverisë. “, ka thënë ai.

Ndryshe, të hënën bëri bujë të madhe njoftimi i ish-ambasadorit të Kosovës në Australi, Hajdin Abazi, se shtëpia ku funksiononte ambasada në Kanberra, tashmë ka mbetur pa zot shtëpie pasi që ai u shkarkua muaj më parë nga kjo pozitë.

Ky është postimi i Haradinajt:
Qeveria e Kosovës po tallet me misionet diplomatike të vendit në botë.Ajo në fund të këtij muaji ka tërhequr 12 përfaqësues diplomatik pa i zëvendësuar ata. Shumë prej misioneve dhe ambasadave të Kosovës kanë mbetur me dyer të mbyllura dhe jashtë funksionit. Kjo është papërgjegjësi e skajshme e qeverisë.

Shfrytëzoj rastin që të përgëzoj të gjithë ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë që u tërhoqën nga shërbimi, për punën e tyre të suksesshme dhe përfaqësimin me dinjitet të Kosovës në botë.Jo pa arsye, veçoj ambasadorët Beqë Cufaj, Avni Arifi dhe Arbër Vllahiu me të cilët kam bashkëpunuar ngusht dhe shpreh gjithë falënderimin tim për profesionalizmin e tyre në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të Kosovës në vendet respektive.RH

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2959587484165646

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *