Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Haradinaj: Vendlindja e Selman Kadrisë dhe Ibrahim Rugovës, njëzetedy vjet më parë hyri në epokën e lirisë





Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar ditën e çlirimit të Istogut, shkruan Gazeta Infokus.Haradinaj ka shkruar se në këtë ditë 22 vite më parë vendlindja e heroit kombëtar Selman Kadria dhe Presidentit historik Ibrahim Rugova, hyri në epokën e lirisë.





“Pikërisht në këtë ditë të madhe, me humbje e me turp, u kthyen nga kanë ardhur, mbetjet e fundit të forcave të pushtuesit.Andaj, i jemi përherë falenderues, trimërisë dhe guximit të luftëtarëve të Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”. Mirënjohës përherë, aleatëve tonë nga ajri, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s dhe të gjitha vendeve të botës që mbështetën lirinë tonë.





Vend i posaçëm në kujtimet e ndjenjat tona, kanë ata që na bëjnë të ndjehemi krenarë gjithmonë, ata që jetën e tyre e falën për lirinë e Atdheut. Të rënët për liri, janë energjia që gjallëron kombin dhe frymëzon punën e angazhimin për të ardhmen”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *