Loading...

Saturday, January 15, 2022

Haxhiu akuzon Tahirin për çështjen pronësore që çoi në “konfliktin” mes tyre





Një çështje pronësore në qytetin e Vushtrrisë ka çuar në konflikt ministren e drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kreun e qytetit më të vjetër në Kosovë, Xhafer Tahiri.

Fillimisht, ministria kishte anuluar një kontratë mes komunës dhe një operatori ekonomik për marrjen në shfrytëzim të një objekti, me ç’rast ky vendim është anuluar nga ministrja Haxhiu.

Kjo e fundit, ka akuzuar se Tahiri po mendon për zgjedhjet lokale, teksa ka komentuar deklaratën e tij se komunën do ta fitojë pa balotazh. “Se a do ta fitojë pa balotazh apo jo, do ta shohim më vonë. Këtë e vendosin qytetarët. Por, kjo po shihet se ai po mendon për zgjedhjet lokale, unë jo, unë po mendoj veç për zbatim të ligjit”, tha ndër të tjera Haxhiu.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *