Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Haxhiu: Krahu i luftës që ishte në qeveri për 21 vite, nuk i adresoi kurrë krimet e luftës





Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ka pasur një tendencë që krimet e luftës mos ti përmenden Serbisë, krejt kjo në emër të dialogut me Serbinë, të mos hidhërohet Serbia.

“Ka pasur një tendencë që krimet e luftës mos ti përmenden Serbisë, krejt kjo në emër të dialogut me Serbinë, të mos hidhërohet Serbia, ka pas një përpjekje që është raportuar edhe në medie, që është folur në këto raunde të shumta të dialogut me Serbinë, që krimet e Serbisë të mos adresohen, në fakt të amnistohen. Është e drejtë që me të drejtën ndërkombëtare këto nuk mund të përshkruhen dhe nuk mund të amnistohen, por të paktën institucionet e Kosovës të mos bëjnë përpjekje për ti adresuar ato”, tha Haxhiu, në Prime Time.





Tutje Haxhiu tha se qeveritë e mëparshme, të cilat ishin kryesisht të krahut të luftës, nuk i kanë adresuar kurrë krimet e luftës.

“Serbia është përgjegjëse për krimet që i ka kryer në Kosovë, pavarësisht se çka e konsideron Serbia, ne e kemi obligim që si Republikë e Kosovës që të adresojmë seriozisht, kemi parasysh që asnjëherë prej 21 vite që kur është kryer lufta ë Kosovë asnjëherë nuk është bërë përpjekje serioze për adresimin e krimeve të luftës, në qeveri kanë qenë kryesisht krahë i luftës, pjesëmarrës në UÇK, por është shumë e çuditshme që pikërisht ata që kanë qenë në UÇK, prej qeverisë nuk kanë bërë asnjë përpjekje për ti adresuar krimet e luftës, dhe tani neve qeverisë Kurti po i bie përgjegjësia që të adresojmë krimet e luftës dhe nuk do të ndalemi në këtë drejtim” përfundoi Haxhiu.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *