Loading...

Saturday, January 22, 2022

Haxhiu: Situatë jo e lehtë për ne, Thaçi e Veseli po mbahen padrejtësisht në Hagë





Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka komentuar mbajtjen e Konventës për zgjedhjen e të parit të kësaj partie, e cila do mbahet më tre korrik.Ai në një pronocim për Ekonomia Online tha se gara është e hapur për të gjithë, duke vë në pah që nuk do të jetë aspak e lehtë për ta, si pasojë e mungesës së themeluesve të kësaj partie të cilët po gjykohen në në Hagë.





“Është një garë e hapur dhe të gjithë ata që kanë pretendime dhe munden me shty procesin tutje përpara për reformimin e PDK-së por edhe për udhëheqjen e saj drejtë fitoreve kanë derën hapur që të konkurojnë dhe kandidojnë. Normalisht që është situatë jo e lehtë për Partinë Demokratike të Kosovës, sepse kryetari jonë Kadri Veseli dhe themelues i kësaj partie Hashim Thaçi po mbahen padrejtësisht në Hagë”.Tutje ai tha se për PDK-në kjo është një situatë e cila kërkon bashkëpunim të të gjithëve për të zgjedhur një udhëheqës meritor, ku sipas tij, kjo parti është alternativa e vetme e qytetarëve, pas demaskimit tashmë të pozitës.





“Kjo është një situatë e cila vërtet kërkon një bashkërendim të të gjithëve që ta zgjedhim një udhëheqës vërtet meritor i cili ka me udhëheq Partinë Demokratike drejtë fitores. Po e shohim që kjo qeveri e mashtrimeve çdo ditë po demaskohet dhe do të jetë një zhgënjim i madh për qytetarët, dhe sigurisht që për ata oferta dhe alternativa e PDK-së do të jetë më e mira”.Si përfundim ai tha se nuk mund të përmend ndonjë emër, pasi akoma nuk ka ndonjë kandidim zyrtar.“I mbetet delegatëve të konventës, derisa nuk kemi kandidime zyrtare nuk mund të jap një mendim të tillë”, përfundoi Haxhiu.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *